Mikel Arteta ka hyrë në histori duke fituar Premier League me Arsenalin. Spanjolli bëhet trajneri i parë që e fiton titullin me një klub ku ka luajtur edhe si futbollist. Tani ai është i fokusuar te finalja e Champions League më 30 maj ndaj PSG.
Suksesi i tij lidhet edhe me jetën personale. Arteta është i martuar me Lorena Bernal që nga viti 2010, kur u shpërngulën në Angli. Bernal, ish-modele dhe aktore, është tërhequr nga jeta publike për t’iu përkushtuar familjes dhe tre fëmijëve të tyre: Gabriel (2009), Daniel (2012) dhe Oliver (2015).
Trajneri spanjoll ka theksuar rëndësinë e saj në karrierën e tij: “Ajo duhet ta kuptojë që pa të, asgjë nga kjo nuk do të kishte ndodhur, pa asnjë dyshim”. Në një intervistë për “Sky”, trajneri shtoi: “Ajo është arsyeja pse kam ruajtur qetësinë, besimin dhe energjinë për të arritur atë që kemi arritur”. Familja shpesh gjen qetësi në Portals Nous të Mallorca, larg presionit të Londrës.
