Liverpool ka piketuar përforcimin e madh që synon të bëjë gjatë merkatos së verës. Sipas The Athletic, objektivi i të kuqve është nënshkrimi i Yan Diomande, anësori 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i cili ka shkëlqyer në sezonin e parë me Leipzig në Bundesligë, ku regjistroi 12 gola dhe dha 9 asiste.
Diomande shihet si zëvendësuesi ideal i Mohamed Salah. Egjiptiani do të zbresë nesër për herë të fundit në fushë me fanellën e Liverpool në ndeshjen e fundit ndaj Brentford dhe më pas do të largohet si lojtar i lirë.
Për Diomande ka pasur interes edhe nga klube të tjera të mëdha, por mesa duket Liverpool është më i vendsour për transferimin e tij. Të kuqtë janë të gatshëm të paguajnë klauzolën 100 milionë euro të vendosur nga Leipzig.