Sipas të gjithë gjasave, Curtis Jones do të largohet nga Liverpool dhe do të transferohet tek Inter. La Gazzetta dello Sport zbulon se mesfushori 25-vjeçar ka refuzuar Newcastle dhe Aston Villa, pasi preferon transferimin tek zikaltrit.
Interi u përpoq të nënshkruante me Jones që në merkaton e janarit, por negociatat me Liverpool-in ngecën pasi të kuqtë kërkuan që Denzel Dumfries të përfshihej në marrëveshje.
Duke qenë se Jones është jashtë planeve të Arne Slot dhe kontrata e tij skadon në vitin 2027, atëherë largimi i tij nga Liverpool në verë është shumë i mundshëm. Vlera në treg e mesfushorit sipas Transfermarkt është 35 milionë euro, por Inter shpreson të gjejë gjuhën e përbashkët me të kuqtë për një shfiër mes 20-25 milionë euro.
Përveç Curtis Jones, Inter ka dhe një tjetër objektiv të madh për mesfushën, Manu Kone i Romës.