Saturday, 23. May 2026
Futboll

Fabregas sulmon Inter, Mourinho vendos që tani fatin e Nico Paz

GS 23/05/2026 1 Min. Lesezeit

Në një intervistë të fundit, Cesc Fabregas sulmoi Javier Zanettin dhe Interin në lidhje me Nico Paz. Trajneri spanjoll u shpreh se Nico Paz sezonin e ri do të luajë ose te Como ose te Real Madrid, por tek Inter nuk ka shanse.

Ndërkohë, Corriere dello Sport, zbulon se Jose Mourinho ka vendosur që tani për fatin e Nico Paz, edhe pse nuk është zyrtarizuar ende si trajneri i ri i madrilenëve.

Sipas këtij raportimi, Nico Paz jo vetëm që do të transferohet te Real Madrid, por do të ketë edhe një rol protagonisti në formacionin dhe sistemin e udhëhequr nga Mourinho.

Teilen: