Sunday, 24. May 2026
Sport

Statistika/ Muriqi merr faqet e para të shtypit spanjoll, kur 23 gola nuk mjaftojnë për të evituar rënien nga kategoria

GS 24/05/2026 2 Min. Lesezeit

Sezoni futbollistik 2025-2026 është një paradoks i madh për Vedat Muriqin pasi edhe pse shënoi plot 23 gola nuk mundi që të mbante në La Liga ekipin e tij.

Me këto shifra “Pirati” ka hyrë në një klub të veçantë sulmuesish, të cilët edhe pse kanë shënuar mbi 20 gola nuk kanë mundur që të mbajnë në elitën e futbollit spanjoll skuadrat respektive.

Numri 9 nga Prizreni me statistikat e këtij sezoni ka hyrë në një grup special sulmuesish. Enrique Castro me Sporting në 1975-76 shënoi 21 gola, por në fund të sezonit skuadra e tij zbriti në Secunda Division. E njëjta gjë i ndodhi edhe Morena-s, i cili në sezonin 1979-80 nuk mundi të shpëtonte Rayo-n edhe pse ishte autor i 21 golave.

Për të gjetur një tjetër rast të ngjashëm në shekullin e 21-të është shembulli i Jimmy Floyd Hasselbaink. Sulmuesi holandez shënoi plot 24 gola në 1999-2000, por nuk mundi që të shpëtonte Atlético de Madrid.

Një tjetër statistikë tregon se Muriqi i vetëm ka mbajtur peshën e të gjithë ekipit. Numri i tij i golave është 23 ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka shënuar vetëm 24 gola.

Teilen: