Vetëm 23 ditë nga debutimi në fazën finale të gjashtë të Botërorit, Lionel Messi ka pësuar një dëmtim në atë që do të ishte takimi i tij i fundit në MLS përpara eventit të madh.
Fitorja e Inter Miami përballë Philadelphia Union me shifrat 6-4 kaloi në plan të dytë pasi ylli argjentinas u detyrua që të largohej nga fusha në minutën e 72-të.
Deri më tani nuk ka asnjë detaj rreth dëmtimit, por disa medie amerikane kanë bërë me dije se numri dhjetë i Inter Miami-t ka lënë “Nu Stadium” duke prekur kofshën. Një skenë e tillë lë të dyshohet për një dëmtim të mundshëm të Messi-t, vetëm 23 ditë përpara ndeshjes Argjentinë-Alegjeri, ku kampionët në fuqi do të nisin mbrojtjen e trofeut të fituar në Katar.