Falë një prove të madhe të lojës në mbrojtje, San Antonio Spurs arriti të ngrihej pas dy humbjeve radhazi që pësuan përballë Oklahoma City Thunder duke dominuar plotësisht ndeshjen e katërt të finalave të Konferencës së Perëndimit, e cila përfundoi me shifrat 103-82.
Victor Wembanyama ishte madhështor me 33 pikë, 8 topa në tabelë, 5 asist dhe 3 stopime. Asi francez ishte kyç edhe në lojën mbrojtëse pasi udhëhoqi ekipin mjaft mirë në këtë drejtim duke detyruar kampionët në fuqi që të shënonin vetëm 82 pikë. Formacioni i Thunder vetëm një herë më parë në historinë e klubit kishte mundur që të bënte më keq në këtë drejtim në play-off. Shai Gilgeous-Alexander siç pritej ishte më i miri nga skuadra mike me 19 pikë të shënuara.