Monday, 25. May 2026
Futboll

“Milani pa forcë, pa vullnet dhe pa ide. Edhe sezoni i Juventusit konsiderohet dështim”

GS 25/05/2026 2 Min. Lesezeit

Milani mbeti jashtë Champions League. Humbja e së dielës mbrëma ndaj Cagliarit në “San Siro” vulosi dështimin sportiv të kuqezinjve në një sezon për t’u harruar. Në analizën e tij për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello komentoi paraqitjen e të besuarve të Allegrit: “Pashë një ekip pa forcë, pa vullnet dhe pa ide, ashtu siç ka ndodhur në pjesën më të madhe të fazës së dytë të sezonit. Madje, ndaj Cagliarit patën edhe fat që ndeshja përfundoi vetëm 1-2”.

Sipas Capellos, tani nevojitet një revolucion i vërtetë: “Por vetëm nëse në bazë ka ide, përndryshe revolucionet nuk kanë kuptim”. Duke folur për Juventusin, ai shtoi: “Edhe atje duhet një analizë serioze, sepse janë shpenzuar para dhe rezultatet nuk kanë ardhur. Duartrokas Gasperinin, sepse e di sa e vështirë është të kesh sukses në një ambient si Roma. Ambient i mrekullueshëm në disa aspekte, por edhe rraskapitës”.

Në fund, Capello vlerësoi edhe Comon: “Për mua është konfirmimi i asaj që tregoi gjatë gjithë kampionatit. Pas fitores ndaj Juventusit thashë se çdokush që synon Champions-in duhet të përballet seriozisht me ekipin e Fabregas”.

Teilen: