Monday, 25. May 2026
Sport

Amir Rrahmani në formacionin e sezonit në Serie A

GS 25/05/2026 1 Min. Lesezeit

Sezoni 2025/26 në Serie A tashmë ka përfunduar me Interin kampion, Napolin nënkampion dhe Romën e Comon që do të paraqiten në Ligën e Kampionëve.

Milani dhe Juventusi do të luajnë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm, ndërsa Atalanta do të paraqitet në Ligën e Konferencës.

Faqja e specializuar për statistika, “SofaScore” të hënën ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit në kampionatin italian, në të cilën ka përfshirë edhe Amir Rrahmanin.

Kapiteni i Kosovës ka treguar paraqitje të mira me Napolin përkundër lëndimeve dhe mugesave që i kishte, ndërsa është vlerësuar në notën 7.23 për sezonin tashmë të përfunduar.

Rrahmani është futbollisti i vetëm që përfaqëson skuadrën e Napolit në këtë formacion, që përbëhet nga lojtarë të Interit, Juventusit, Milanit, Fiorentinas, Comos dhe Atalantas.

Në 21 ndeshje të luajtura në Serie A, Rrahmani ka regjistruar edhe 2 gola e 1 asistim.

Teilen: