Monday, 25. May 2026
Futboll

Andoni Iraola gati të magjepsë Italinë me futbollin e tij, spanjolli është kandidat për të marrë drejtimine klubit të Serie A

GS 25/05/2026 1 Min. Lesezeit

Pasi e mbylli me Bournemouth në vendin e gjashtë në Premier League, ku siguroi kualifikimin historik për në Europa League për herë të parë në historinë e klubit, Andoni Iraola është nga dje një trajner i lirë.

Destinacioni i ri i trajnerit spanjoll mund të jetë Serie A. La Gazzetta dello Sport zbulon se Iraola është një kandidatët në listën e Aurelio De Laurentiis për t’i besuar drejtimin e Napolit, pas largimit me konsensus të Antonio Conte-s.

Iraola njihet për futbollin e bukur që bëjnë ekipet që ai i drejton dhe është një trajner i ri me një profil tejet interesant. Përveç Iraola-s, në garë për stolin e Napolit janë edhe dy emra të tjerë, Max Allegri dhe Vincenzo Italiano.

Teilen: