Tuesday, 26. May 2026
Futboll

Dikur e refuzoi si lojtar, por jo edhe sot si trajner… Xavi Hernandez, në garë për stolin e Milanit

GS 26/05/2026 1 Min. Lesezeit

Nuk është vetëm Andoni Iraola në garë për stolin e Milanit. Në orët e fundit po fiton terren edhe kandidatura e spanjollit tjetër, Xavi Hernández. Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës është pa skuadër që prej vitit 2024, kur përfundoi aventurën si trajner i katalanasve.

Si trajner, Xavi preferon skemën 4-3-3 dhe futbollin e bazuar te mbajtja e topit, ndërtimi nga prapa dhe kontrolli i hapësirave. Skuadrat e tij mbështeten te presioni i lartë, linjat kompakte dhe superioriteti numerik, filozofi e ndikuar fort nga Pep Guardiola.

I lindur në Terrassa më 25 janar 1980, Xavi u bë simbol i Barcelonës dhe një nga organizatorët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Me klubin katalanas zhvilloi mbi 750 ndeshje zyrtare, duke fituar kampionate, Champions League dhe trofe ndërkombëtarë, përkrah Lionel Messit dhe Andrés Iniestës.

Me Spanjën fitoi dy Kampionate Europiane dhe Kupën e Botës mes viteve 2008-2012. Në vitin 1999 ishte shumë pranë Milanit si lojtar, por refuzoi largimin nga Barcelona. Si trajner fitoi La Liga-n dhe Superkupën e Spanjës me Barçën, para se të shkarkohej në maj 2024.

 

Teilen: