Tuesday, 26. May 2026
Sport

Maresca firmos me Man. Cityn

GS 26/05/2026 1 Min. Lesezeit

Italiani Enzo Maresca do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Manchester Cityt, kanë njoftuar mediumet angleze të martën.

Në fakt, bëhet e ditur se Mareca tashmë ka firmosur kontratë me Cityn, e cila do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

Në krye të Cityt, Maresca do ta zëvendësojë Pep Guardiolan kurse me ekipin anglez do të ketë kontratë valide deri në verën e vitit 2029.

Mësohet se Maresca tashmë po planifikon strategjinë e transferimeve te City, ekip që e njeh mirë pasi më herët pa punuar si asistent i Guardiolas.

Te City presin shumë nga Maresca duke pasur parasysh se trajneri italian është propozuar pikërisht nga Guardiola për ta zëvendësuarnë postin e trajnerit.

Pas largimit nga skuadra e Cityt, Maresca punoi si trajner i parë te Parma, Leicester City dhe Chelsea.

 

 

Teilen: