Tuesday, 26. May 2026
Sport

Shqipëria grumbullohet javën e ardhshme

GS 26/05/2026 2 Min. Lesezeit

Selektori i ri i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran gjatë kësaj jave do ta shpallë listën e lojtarëve të ftuar ndeshjet miqësore të muajit të ardhshëm.

Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të ditur se Maran të enjten paradite do ta bëjë publike listën e tij, ndërsa në të njëjtën ditë do ta mbajë edhe konferencën për shtyp në prag të grumbullimit.

Grumbullimi i Shqipërisë do të nisë javën e ardhshme, saktësisht më datën 1 qershor kur edhe Maran do ta mbajë seancën e parë stërvitore.

Italiani Maran javë më parë ka marrë drejtimin e Kombëtare së Shqipërisë, duke e zëvendësuar në postin e selektorit brazilianin Sylvinho.

Maran në krye të Shqipërisë, do të debutojë në ndeshjet miqësore të muajit të ardhshëm, ku kuqezinjtë do të përballen me Izraelin dhe Luksemburgun.

Miqësoren e parë, Shqipëria e luan më datën 3 qershor kundër Izraelit ndërsa më 6 qershor do të përballet me Luksemburgun.

Të dyja këto ndeshje, do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania” në Tiranë me fillim nga ora 20:00 kurse biletat tashmë kanë dalë në shitje për të dy miqësoret.

Teilen: