Tuesday, 26. May 2026
Sport

Ylber Ramadani, vrapuesi i sezonit në Serie A

GS 26/05/2026 1 Min. Lesezeit

Ylber Ramadani ka përmbyllur një sezon të jashtëzakonshëm në Serie A të Italisë, me fanellën e skuadrës së Lecces.

Në xhiron e fundit, Ramadani dhe Lecce arritën të sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit italian, në të cilën do të paraqiten edhe sezonin e ardhshëm.

Ramadani nuk ishte ndër lojtarët kryesor vetëm te Lecce, por po del të jetë ndër mesfushorët kryesor të kampionatit italian.

Sajti zyrtar i Serie A, ka bërë të ditur se Ramadani ka vrapuar më së shumti përgjatë sezonit të sapopërfunduar, duke përfunduar i pari në listë.

Ramadani ka vrapuar në total 421.5 kilometra, duke lënë pas vetes lojtarë si Cristante të Romës, pastaj Frendrup e Vasquez të Genoas dhe Karlstrom të Udineses, i cili mbyllë pesëshen e parë.

Mesfushori i Shqipërisë në sezonin 2025/26, ka regjistruar 37 paraqitje në Serie A, ku ka shënuar 1 gol.

Ai është pjesë e Lecces prej vitit 2023 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Teilen: