Tuesday, 26. May 2026
Sport

Uzuni mund të rikthehet në futbollin evropian

GS 26/05/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra turke, Trabzonspor, dëshiron ta transferojë sulmuesin e Shqipërisë, Myrto Uzunin.

“Habergo” ka shkruar të martën se Trabzoni është duke e monitoruar nga afër situatën e Uzunit.

Uzuni luan për skuadrën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austin.

Paraqitjet pozitive të Uzunit me Austinin këtë edicion kanë bërë që Trabzoni të shpreh interesim.

30-vjeçari me Austinin ka kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Trabzoni kishte bërë përpjekje të nënshkruante me Uzunin edhe në afatin kalimtar të janarit, por transferimi nuk u realizua.

Uzuni tek Austini u transferua vitin e kaluar nga Granada spanjolle për 12 milionë euro.

Teilen: