“Ka qenë një periudhë që ka vënë në provë gjendjen time fizike dhe ekuilibrin mental, dhe vetëm ata që e kanë përjetuar nga afër me mua e dinë sa e vështirë ishte për mua. Për këtë arsye, dua të falënderoj të gjithë ata që kanë bërë gjithçka të mundshme dhe të pamundur për të siguruar që ky sezon të marrë një kthesë krejtësisht të ndryshme nga ai që kemi pasur… Le të kthehet Milani në momentet e lavdisë dhe triumfit sezonin e ardhshëm”, ky ishte mesazhi që Rafa Leao ndau në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
Portugezi përjetoi një sezon të vështirë. Aq i vështirë saqë vë në dyshim të ardhmen e tij te Milani. Leao po ndiqet nga Galatasaray dhe Fenerbahçe. Këto destinacione nuk do ta entuziazmonin aktualisht Rafën, pavarësisht shifrave të konsiderueshme që ofrohen nga dy klubet turke. Megjithatë, çështja është e qartë: një largim nga Milani në afatin e ardhshëm kalimtar është i mundur.