Wednesday, 27. May 2026
Sport

Mkhitaryan i thotë “Po” Interit, gati rinovimi për një vit me pagë më të ulët

GS 27/05/2026 1 Min. Lesezeit

Henrikh Mkhitaryan është gati të firmosë rinovimin me Interin. Mesfushori armen, sipas “SkySport”, ka vendosur të mos tërhiqet nga futbolli dhe është entuziast në lidhje me dëshirën e trajnerit Chivu për ta mbajtur në skuadër.

Lojtari ka dhënë miratimin për të vazhduar me zikaltrit. Tani paklët do të takohen për të saktësuar detajet ekonomike të kontratës së re.

Armenit i skadon kontrata më 30 qershor dhe në këtë pikë duhet të firmosë rinovimin njëvjeçar deri në 2027-ën. Me shumë gjasa, shifrat e kontratës së re do të jenë më të ulëta se paga prej 3.8 milionë euro që Mkhitaryan përfiton aktualisht tek Interi.

Teilen: