Trajneri Arne Slot ka thënë se kushdo që shqetësohet për Liverpool sezonin e ardhshëm po nënvlerëson atë që mund të ofrojë merkato e verës. Rënia e “reds” këtë sezon ka qenë alarmante pas triumfit të tyre në titullin e Premier League një vit më parë, me 19 humbje në total dhe askush nuk e ndali këtë ritëm.
Slot beson se merkato e verës mund të jetë transformues për perspektivat e Liverpool sezonin e ardhshëm. “Mund ta kuptoj se tifozët nuk kanë shumë besim ose një ndjenjë se gjërat mund të jenë shumë më mirë sezonin e ardhshëm. Ata po e nënvlerësojnë atë që mund të sjellë merkato, atë që mund të bëjë një fillim i ri”, tha Slot.
“Ne e dimë mjaft mirë se çfarë duhet të përmirësojmë”, shtoi trajneri holandez, që vazhdon të vuajë nga dëmtimet e shumta, përfshirë nënshkrimet e verës Alexander Isak dhe Hugo Ekitike (200 milionë euro së bashku). Slot shpreson se merkato e këtij viti të sjellë rezultate më të shpejta se vjet, ku u shpenzuan gati 500 milionë euro.
“Pamë që përshtatja me Premier League për disa prej tyre mori pak kohë, por tani është gjithnjë e më mirë. Kur je ekipi më i mirë, duhet të gjenerosh më shumë raste dhe nëse ke raste duhet t’i shënosh. Gjithashtu, nuk mund të pranojmë aq shumë goditje standarde sa kemi pranuar këtë sezon”, tha Slot.