Wednesday, 27. May 2026
Sport

Duka konfirmon Luis Hasën kuqezi dhe zbulon: Duam Superkupën Europiane 2028 në Tiranë!

GS 27/05/2026 2 Min. Lesezeit

Luis Hasa do të grumbullohet për herë të parë nga Kombëtarja shqiptare. Futbollisti që më parë ka luajtur me moshat e Italisë është pjesë e listës së trajnerit të ri Maran dhe ky fakt është konfirmuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Një emër që do të jetë për herë të parë në Kombëtare është Luis Hasa, një futbollist me origjinë nga Peqini”, – ka thënë Duka për “Top Albania Radio”. Hasa, 22 vjeç, ka lindur në Itali dhe luan në pozicionin e mesfushorit të qendrës. Kartonin e tij e ka në pronësi Napoli, që e kishte huazuar te Carrarese.

Duka më tej ka zbuluar edhe përpjekjet që po bëhen për të organizuar në Tiranë Superkupën e Europës në vitin 2028. “Aktiviteti më i rëndësishëm që do kemi është Europiani për 21-vjeçarët në vitin 2027, që do bëhet në Shqipëri. Do vijnë 8 ekipe këtu dhe 8 në Serbi. Europiani i 21-vjeçarëve është kampionati i dytë më i rëndësishëm, pas Europianit të të rriturve. Ajo që nuk e dimë dhe që ne po lobojmë për ta pasur në Shqipëri, është finalja e Superkupës së Europës në vitin 2028”, theksoi Duka.

Teilen: