Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë intervistën e tij të parë për FSHF TV, ku flet për emocionet e marrjes së drejtimit të kuqezinjve, kontaktet e para me Presidentin Armand Duka dhe vizionin e tij për të ardhmen e ekipit kombëtar.
Tekniku italian rrëfen se si lindi mundësia për të drejtuar Shqipërinë, zbulon bisedat me ish-trajnerin Xhani De Biazi dhe vlerëson rritjen e vazhdueshme të futbollit shqiptar në vitet e fundit. Maran shprehet i impresionuar nga identiteti dhe ndjenja e fortë e përkatësisë që ka Kombëtarja shqiptare, ndërsa thekson se dëshiron të ndërtojë një skuadër agresive, me personalitet dhe me mentalitet fitues.
Në këtë intervistë ekskluzive për FSHF TV, trajneri kuqezi ndalet gjithashtu te njohja që ka për lojtarët shqiptarë, emocionet e kësaj eksperience të re në karrierën e tij dhe raporti i veçantë që shqiptarët në Itali kanë krijuar me të pas emërimit në krye të Kombëtares.