Federata e Futbollit të Kosovës, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, u pyet sot nga mediat rreth mosinkuadrimit të Valon Berishës dhe emocioneve të tij pas humbjes ndaj Turqisë.
Në konferencën për media, pyetja kishte të bënte me atë nëse mesfushori kosovar është pensionuar nga kombëtarja, ndërsa Foda e mohoi një gjë të tillë. U theksua se Valon Berisha u emocionua dhe ishte i përlotur pas ndeshjes.
“Valoni nuk është pensionuar. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe ne jemi në diskutime për të ardhmen e tij në javët në vijim”, deklaroi Franco Foda.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i Berishës për të ardhmen me fanellën e Kosovës, ndërsa tifozët vazhdojnë ta konsiderojnë atë një nga mesfushorët më të rëndësishëm të viteve të fundit te “Dardanët”.