Largimi i Pep Guardiolës do të pasohet me një revolucion të vërtetë te “Qytetarët”, ku pritet të ketë largime të shumta.
Caught Offside zbulon se Man. City është i hapur për shitjen e Josko Gvardiol, për qendërmbrojtësin kroat ka interesim konkret nga tri klube të mëdha: Bayern, Real Madrid dhe Barcelona.
Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e City-t kanë vedosur shifrën 75 milionë euro për të lënë të lirë kroatin. Kujtojmë se Gvardiol u transferua në vitin 2023 nga Leipzig te City për gati 90 milionë euro. Ai është nën kontratë deri në vitin 2028. Sezoni i ri mund ta gjejë 24-vjeçarin me fanellën e një ekipi të ri, dhe jo më atë të Man. City.
Teilen: