Wednesday, 27. May 2026
Sport

Kosova zhvillon stërvitjen e parë para miqësorëve me Çekinë dhe Andorrën

GS 27/05/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës.

Kosova do të luaj kundër Çekisë më 31 maj në Pragë, kurse pret Andorrën në “Fadil Vokrri” më 7 qershor.

“Atmosferë shumë pozitive në kamp, me energji të re, përkushtim maksimal dhe fokus të plotë për vazhdimin e zhvillimit dhe rritjes së ekipit tonë kombëtar”, thuhet në njoftimin e FFK-së pas stërvitjes së parë.

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, të hënën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore.

Foda ka ftuar 25 futbollistë por në mesin e tyre nuk janë edhe Amir Rrahmani e Vedat Muriqi.

Megjithatë, pjesë e listës janë emrat e rijnë si Dardan Shabanhaxhaj, Valmir Matoshi, Rilind Nivokazi kurse Bersant Celina është rikthyer.

Teilen: