Mos kualifikimi në Champions League do t’i kushtojë shumë rëndë Juventusit, ku pritet të ketë disa largime të bujshme në verë nga bardhezinjtë. Sipas La Stampa, Inter i është bashkuar Man. United dhe Liverpool-it në garën për të transferuar Gleison Bremer.
Zikaltrit e shohin brazilianin si përforcimin ideal për të forcuar qendrën e tyre të mbrojtjes duke ditur largimet e sigurta të Francesco Acerbi-t dhe Matteo Darmian, si dhe mundësinë e largimit të Alessandro Bastoni.
Bremer, një titullar i padiskutueshëm te Juventus dhe padyshim një nga qendërmbrojtësit më të mirë në qarkullin jo vetëm në Serie A, por kudo. Klauzola e largimit të brazilianit është 58 milionë euro, shifër që mund të pengojë transferimin tek Inter. Ndërkohë, për United dhe Liverpool është një shifër normale.
Megjithatë, vendimtare do të jetë dëshira e vetë lojtarit nëse do të vazhdojë të qëndrojë te Juventus, gjë që duket se ka pak shanse të ndodhë, të largohet nga Juventus por jo nga Serie A, apo të provojë një aventurë të re jashtë Italisë.