Klubi italian mund të arkëtojë një shumë të konsiderueshme nga shitja e brazlianit, Comolli ka qenë i qartë për merkaton e bardhezinjve.
Comolli u shpreh shumë qartë: pa Champions League Juventusi duhet të shesë ndonjë lojtar më shumë nga sa ishte parashikuar. Mes emrave që mund të shiten është edhe Bremer, nga 2022-shi te bardhezinjtë dhe me kontratë deri në 2029-ën. Mbrojtësi kërkohet nga klube jashtë Italisë dhe do të sillte të ardhura të mira, pretendohet deri në 50 milionë euro.
Trajneri Spalletti e konsideron një element të rëndësishëm, por sigurisht që nuk do të vendosë barrikadën në rast se do të vijë një ofertë e përshtatshme për klubin. Pra, me çmimin e duhur, Bremer do të largohej nga Juventusi.
Vetë braziliani, që pritet të jetë protagonist në Botëror, e sheh me sy pozitiv kalimin në Premier League, ku mund të fitojë diçka sportivisht dhe mund të marrë një pagë më të lartë se 5 milionë eurot që përfiton aktualisht. Në gjurmën e tij është Manchester United.
Jashtë Anglisë, për mbrojtësin e Juventusit po mendon Bajern Mynih, që mund të sakrifikojë Kim në këtë lëvizje, me koreanin që pëlqehet nga Spalletti. Vështirë të mendohet se Bremer do të qëndrojë në Itali. Interi po kërkon një mbrojtës niveli, por kostoja e kartonit të 29-vjeçarit është jashtë parametrave të kampionëve të Italisë.