Thursday, 28. May 2026
Sport

I ofruan 160 mijë dollarë që të priste flokët, ky ishte refuzimi i futbollistit argjentinas

GS 28/05/2026 1 Min. Lesezeit

Një ofertë e rrallë erdhi për sulmuesin e Kombëtares së Argjentinës, Ruben Ajala. Ai njihej jo vetëm për aftësitë në fushën e lojës, por edhe për flokët e gjata që mbante.

Në fakt, një parukier i ofroi atij rreth 160 mijë dollarë që të priste flokët.

Ruben Ajala
Edhe pse ishte një shifër tunduese, sidomos për atë kohë, ku lojtarët nuk paguheshin shumë, futbollisti refuzoi. Në fakt, kjo ia rriti më tepër famën dhe u bë personazh në disa reklama.

Në karrierën e tij, luajti me klube si San Loreno, Jalisko, Atlante dhe mbi të gjitha Atletikon e Madridit, nga viti 1973 deri në 1979-n, duke shënuar 45 gola në 169 ndeshje.

Teilen: