Kukësi dhe Butrinti do të përballen sot, në orën 15:00, në stadiumin e Rrogozhinës. Është një finale, që vlen për një vend në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranin e RTSH.
Kukësi mori pjesë në Play-out-in e Kategorisë së Parë, ku u mund me penallti nga Bylisi B, që më parë kishte eliminuar edhe Butrintin. Sarandiotët vinin nga Kategoria e Dytë në ndeshjet shtesë. Bylisi B mbeti në Kategorinë e Dytë, sepse në Kategorinë e Parë ra Bylisi A. Dhe në një situatë disi kaotike, FSHF vendosi për një ndeshje shtesë mes Kukësit dhe Butrintit.
Kjo ndeshje finale luhet sot në Rrogozhinë, ku do të përcaktohet skuadra që do të kompletojë Kategorinë e Parë të sezonit të ardhshëm.