Thursday, 28. May 2026
Sport

Rangnick te Milan, por me një kusht – të ketë kopetenca të plota

GS 28/05/2026 2 Min. Lesezeit

Ralf Rangnick rikthehet në skenën e Milanit dhe kësaj radhe me kërkesa të qarta për të pranuar projektin kuqezi.

Sipas raportimeve nga Italia, tekniku gjerman është i gatshëm të marrë drejtimin e revolucionit sportiv te Milani, por vetëm nëse i jepen kompetenca të plota në klub.

Rangnick kërkon një rol qendror si drejtor teknik, kontroll të plotë mbi rindërtimin e skuadrës dhe ndikim direkt edhe në zgjedhjen e trajnerit të ri. Ideja e tij është krijimi i një modeli të ngjashëm me atë të “Red Bull”, me strukturë moderne dhe identitet të qartë futbollistik, model që ai e ndërtoi me sukses te Leipzig dhe Salzburg. Sipas burimeve të fundit, kontaktet mes palëve janë intensifikuar në orët e fundit, ndërsa Zlatan Ibrahimoviq po luan rol aktiv në diskutime për të kuptuar mundësinë e realizimit të marrëveshjes.

Megjithatë, Rangnick publikisht vazhdon të deklarojë se fokusi i tij mbetet te Federata Austriake, edhe pse nuk e ka mbyllur plotësisht derën për një aventurë në “San Siro”.

Ndërkohë, tifozët e Milanit janë të ndarë: një pjesë mbështet një revolucion total nën drejtimin e gjermanit, ndërsa të tjerë frikësohen se projekti mund ta largojë klubin nga tradita e tij historike.

Teilen: