Thursday, 28. May 2026
Sport

Capello, shumë i ashpër me Milanin: Duket sikur je në pazar, pse duhet të vijë Iraola?!

GS 28/05/2026 1 Min. Lesezeit

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Fabio Capello ka folur me tone të ashpra për atë që po ndodh te Milani, ku pronari Gerry Cardinale po përpiqet të ridizenjojë klubin, pas dështimit në sezonin e fundit.

Ish-trajneri i kuqezinjve thekson se ka mbetur i shokuar nga ajo që po sheh. “Mendoj se klubi kërkon një nivel drejtues në lartësinë e duhur. Ibrahimoviç mirë, por të tjerët nuk më japin qetësi, – ka thënë ish-trajneri. – Lexoj lajme për drejtorë sportivë anglezë apo amerikanë, por tanët janë më të mirë. E gjitha kjo që po ndodh është e pabesueshme, duket sikur je në pazarin e lindjes dhe prandaj jam i shokuar”.

Pastaj, në lidhje me kandidaturën e Andoni Iraolas për stolin e Milanit, Capello ka komentuar: “Pse Iraola duhet të dojë të vijë te Milani? Drejton një klub në Angli. Skuadrat e tij luajnë shumë mirë, është si të këndonte në ‘La Scala’. Pse të largohet nga Anglia? Ne nuk jemi më tërheqës dhe ai e di se, nëse vazhdon kështu, mund të drejtojë një klub të madh në Premier League”.

Teilen: