Valmir Matoshi ka thënë se “do ta jap maksimumin për Kosovën” sa herë do ta ketë rastin të paraqitet në fushë.
Ai ka theksuar se Kosovën e ka përcjellë rregullisht.
“Është ndjenjë shumë e mirë, të cilën nuk e kisha përjetuar deri tash Të gjithë lojtarët janë shumë të mirë, stafi i trajnerëve po ashtu. Bisedojmë lirshëm me njëri-tjetrin, ashtu siç duhet të jetë”, ka thënë Matoshi për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Matoshi ftohet për herë të parë te Kosova. Ai luan në mesfushë, ndërsa është paraqitur për U20 dhe U21 të Zvicrës. Me Thunin e fitoi titullin e kampionit të Zvicrës.
“Po më duket sikur kam luajtur për kohë të gjatë për Kosovën. Më vjen mirë prej të gjithve për pritjen”, është shprehur Matoshi.
Matoshit i vjen keq që Kosova nuk arriti të kualifikohet në Botëror. Por shpreson të luajë për Kosovën në ndonjë ngjarje të madhe të futbollit. Kualifikimi në “Euro 2028” është synimi i madh i “Dardanëve”.
“Thuajse të gjitha ndeshjet e Kosovës i kam shikuar më herët. E kam parë edhe ndeshjen e fundit kualifikuese ku ishte afër kualifikimit në Botëror. Do të ishte mirë, por nuk u bë”, ka thënë Matoshi.