Thursday, 28. May 2026
Sport

Lëndohet edhe Andi Hoti, lë stërvitjen e Kosovës në gjysmë

GS 28/05/2026 1 Min. Lesezeit

Qendërmbrojtësi Andi Hoti nuk është paraqitur deri në fund të stërvitjes së Kosovës të enjten paradite.

Federata e Futbollit e Kosovës ka raportuar se Hoti e ka humbur një pjesë të stërvitjes për shkak të lëndimit. Për “Dardanët” ishte stërvitja e dytë për ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës.

“Për shkak të një lëndimi në nyje, Andi Hoti e ndërpreu stërvitjen para kohe. Futbollisti do t’u nënshtrohet ekzaminimeve nga stafi mjekësor i Kombëtares për të përcaktuar shkallën e lëndimit”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Hoti 23-vjeçar u ftua pas një kohe të gjatë te Kosova për ndeshjet miqësore.

Kosova të dielën e luan ndeshjen e parë miqësore kundër Çekisë në Pragë, ndërsa ndeshjen e dytë e luan kundër Andorrës në Prishtinë më 7 qershor.

 

Teilen: