Thursday, 28. May 2026
Sport

Roland Garros/ Eliminohet Sinner, Cerundolo fiton me përmbysje

GS 28/05/2026 1 Min. Lesezeit

Jannik Sinner është eliminuar nga Roland Garros 2026. Numri një në botë u eliminua pas një ndeshjeje sensacionale kundër argjentinasit Juan Manuel Cerundolo, i cili arriti të fitonte në pesë sete pas një rikthimi në dukje të pamundur.

Italiani, duke udhëhequr 6-3, 6-2, 5-1, u ankua për probleme me stomakun gjatë setit të tretë, duke humbur gradualisht qetësinë dhe energjinë e tij….

Sinner u kthye në dhomën e zhveshjes për t’i matur tensionin e gjakut, por me t’u kthyer në fushë, ai nuk mundi të rifitonte ritmin e dy seteve të para. Cerundolo e shfrytëzoi këtë rast, duke e çuar në epërsi 7-5 në setin e tretë dhe më pas duke dominuar setin e katërt 6-1. Në të pestin, me italianin ende dukshëm pa energji, argjentinasi kompletoi përmbysjen, duke fituar 3-6, 2-6, 7-5, 6-1, 6-1 pas tre orësh e 31 minutash lojë.

Teilen: