Mesfushori i grumbulluar te Kosova, Valmir Matoshi, dhe mesfushori tjetër që ka një paraqitje me Zvicrën, Kastriot Imeri, mund të përfundojnë në Bundesligën gjermane.
Matoshi dhe Imeri regjistruan sukses të jashtëzakonshëm në Zvicër duke e fituar titullin për herë të parë në histori.
Mediumi i madh zviceran “Blick” ka shkruar të enjten se shumë lojtarë të ekipit kampion mund të largohen në afatin kalimtar të verës, e të përfundojnë në elitën gjermane.
“Valmir Matoshi 22-vjeçar e ka futur veten në tregun e transferimeve me stilin e fuqishëm të lojës dhe momenteve si ai i golit të fitores në fund të ndeshjes ndaj Baselit në muajin shkurt. Kastriot Imeri 25-vjeçar ka lulëzuar te kampioni. Thuni e ka opsionin e blerjes së tij për një milionë franga zvicerane, por është shumë e madhe e parave për këtë skuadër. Ka ende kohë dhe pritet një vendim. Lidhja e tij është e fortë me trajnerin Mauro Lustrinelli, që ishte faktor i rëndësishëm kur ai u afrua në verën e kaluar. Lustrinelli është larguar”, ka shkruar “Blick” të enjten për Matoshin e Imerin, duke përmendur edhe disa lojtarë të tjerë.
Lustrinelli 50-vjeçar në sezonin e ardhshëm do ta drejtojë Union Berlinin në elitën e futbollit gjerman.