Anthony Gordon ka mbërritur në Barcelonë. Transferimi i parë i katalansve për sezonin e ri zbarkoi në aeroportin El Prat për të finalizuar transferimin e tij.
Anglezi më pas shkoi në Spitalin e Barcelonës për ekzaminimin mjekësor, i planifikuar për në orën 16:00. Me të mbërritur në terminalin privat, lojtari, i cili iu afrua gazetarëve për t’i përshëndetur nga larg, u shpreh shumë shkurt: “Jam shumë i lumtur”.
Gordon ka mbërritur në Barcelonë bashkë me agjentët e tij, Adam Dugdale dhe Will Salthouse. Sot do të kryejë vizitat mjekësore, kurse nesër pritet zyrtarizimi.
Kujtojmë se marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur për shifrën 70 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera bonuse. Gordon shkëlqeu në sezonin e fundit te Newcastle, duke zgjuar interesin e shumë ekipeve të mëdha, por Barcelona veproi më shpejt se të tjerat.