Tuesday, 2. June 2026
Sport

Messi do ta udhëheq Argjentinën në Botërorin 2026

GS 29/05/2026 1 Min. Lesezeit

Ashtu siç pritej, superylli i futbollit, Lionel Messi, do ta udhëheqë kampionen në fuqi, Argjentinën, në Kupën e Botës që nis më 11 qershor.
38-vjeçari është përfshirë në listën prej 26 lojtarësh të përzgjedhësit Lionel Scaloni.
Messi dhe rivali i tij i përhershëm, Cristiano Ronaldo i Portugalisë, pritet të arrijnë rekord duke luajtur në Kupën e gjashtë të Botës.
Kishte frikë se Messi mund të mos paraqitej në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Futbollisti i Inter Miamit u ankua për një lëndim në kofshën e pasme të këmbës së majtë në fitoren 6:4 ndaj Philadelphias, duke shkaktuar panik te tifozët e Argjentinës. Por Messi eshtë pjesë e listës përfundimtare të Scalonit.

Tekniku argjentinas e la jashtë listës talentin e Real Madridit, Franco Mastantuono, Gianluca Presttianin e Benficas, Marcos Senesin e Bournemouthit dhe Emiliano Buendian e Aston Villas.

Argjentina do të përballet me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë në Grupin J. Para fillimit të turneut, Argjentina do të luajë ndeshje miqësore kundër Hondurasit dhe Islandës.

 

Teilen: