Tuesday, 2. June 2026
Sport

Sot luhet barazhi i Ligës së Parë

GS 29/05/2026 1 Min. Lesezeit

Sot nga ora 16:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, përkatësisht në stadiumin e Dukagjinit, do të luhet dueli i barazhit të Ligës së Parë.

Dinamo e Ferizajt do të ballafaqohet me Lirinë e Prizrenit.

Fituesi i këtij dueli luan më pas në ndeshjen e rëndësishme për inkuadrim në Superligën e Kosovës në futboll.

Fituesi i ndeshjes përballet me skuadrën që përfundon në pozitën e tetë në elitën e futbollit kosovar.
Vushtrria dhe Feronikeli 74 e siguruan direkt kalimin në Superligë.

Liria përfundoi e treta, ndërsa Dinamo në pozitën e katërt. Të dyja i kishin nga 71 pikë, por prizrenasit i kishin përballjet e ndërsjella më të mira, si dhe goldallimin.

Liria në ndeshjen e fundit të kampionatit në kategorinë e dytë të futbollit kosovar fitoi 5:1 në udhëtim te Dinamo. Dinamo mbeti në barazh, pasi përfitoi nga humbja e Vëllaznimit në shtëpi nga Vushtrria, 3:1.

Vëllaznimi mbeti jashtë garës për inkuadrim në Superligë.

Teilen: