Jose Mourinho po përgatitet për rikthimin e tij te Real Madridi.
Rikthimi që do të ndodhë pas 13 vjetësh për portugezin, i cili po synon ta rikthejë karrierën e tij në binarë.
Por zyrtarizimi i tij është vonuar për shkak të zgjedhjeve të brendshme të klubit, ku Florentino Perez do të garojë kundër Enrique Riquelmes.
“The Special One”, pritet që të prezantohet si trajneri i ri pas zgjedhjeve në rast të fitores së Perezit.
Mourinho, pati sukses me Realin në periudhën 2010-2013 ku fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën.
Teilen: