Vetëm pak ditë pas disfatës më të thellë të sezonit të pësuar nga i njëjti kundërshtar, Dinamo e Ferizajt iu hakmor Lirisë, në ndeshjen vendimtare për synim të kthehet në Superligë.
Në barazhin e Ligës së Parë, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “18 Qershori” të Klinës, Dinamo e ka fituar përballjen me Lirinë 2:0, për ta siguruar pjesëmarrjen në barazhin për inkuadrim në Superligë.
Aty, skuadra e Ferizajt e pret ekipin e pozitës së tetë në Superligë, që vendoset të dielën pas xhiros së fundit të ligës elite.
Daniel Tete i Dinamos, në minutën e 62-të dhe Ardian Shaljani në minutën e 81-të ishin realizatorët në fitoren e madhe të Dinamos.
Për Lirinë ky është një tjetër sezon zhgënjyes, që e nisi më shumë bujë sezonin, me shumë përforcime, e shpenzime, por përfundoj duke u udhëhequr nga tre trajnerë dhe pa e siguruar as barazhin.