Friday, 29. May 2026
Sport

Botërori 2027 për vajza / Kombëtarja nis përgatitjet për sfidat ndaj Çekisë dhe Malit të Zi

GS 29/05/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e vajzave nisi mesditën e sotme grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare në kuadër të dy sfidave të fundit kualifikuese për Botërorin 2027 ndaj Çekisë dhe Malit të Zi.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima stafit kuqezi, skuadra është grumbulluar në Shkodër, ku zhvilloi edhe seancën e parë stërvitore. Ekipi nisi punën me ushtrime fizike dhe elementë teknikë, ndërsa fokusi i stafit ishte rikthimi gradual në ritmin e ndeshjeve dhe koordinimi i grupit në prag të dy takimeve zyrtare.

Në këtë seancë trajneri nuk e pati grupin të plotë për shkak të angazhimit të disa futbollisteve në finalen e kampionatit të vajzave mes Vllaznisë dhe Apolonisë. Grupi do të kompletohet mbrëmjen e sotme, ndërsa nga nesër përgatitjet do të vijojnë me skuadrën e plotë.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Çekisë në transfertë më 5 qershor, në ora 17:30, ndërsa më 9 qershor në ora 19:00 do të zhvillojë në stadiumin “Loro Boriçi” sfidën e fundit të këtyre kualifikueseve ndaj Malit të Zi.

Teilen: