Saturday, 30. May 2026
Sport

Dardanët nisen për në Pragë

GS 30/05/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Pragë, aty ku nesër e luan ndeshjen miqësore ndaj Çekisë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar pamje të ekipit para nisjes, ndërsa disponimi është mjaft i mirë në kampin dardan.

Kosova luan me Cekinë nesër nga ora 16:00, kurse një javë më vonë në Prishtinë e pret Andorrën për një ndeshje tjetër miqësore.

Teilen: