Saturday, 30. May 2026
Sport

Jose Mourinho vendimin e parë si trajner i Real Madridit do ta marrë për Endrick

GS 30/05/2026 1 Min. Lesezeit

Jose Mourinho ka nisur planifikimet për sezonin e ri te Real Madrid dhe një nga vendimet e para që pritet të marrë lidhet me talentin brazilian, Endrick.

Sipas raportimeve, tekniku portugez llogarit seriozisht në shërbimet e sulmuesit të ri dhe dëshiron që ai të mbetet pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.

Të njëjtin qëndrim e ndajnë edhe drejtuesit e klubit madrilen.

Pavarësisht interesimit të disa skuadrave për ta huazuar lojtarin, plani aktual i Real Madridit është i qartë, Endrick të vazhdojë zhvillimin e tij në “Santiago Bernabeu” nën drejtimin e Mourinhos.

Kështu, një nga vendimet e para të trajnerit të ri portugez duket se do të jetë t’i besojë talentit brazilian dhe ta mbajë atë në projektin e klubit për sezonin e ardhshëm.

Teilen: