PSG dhe Arsenal, do të diskutojnë sot mes tyre trofeun më të rëndësishem për klube që është ai i Champions League. Finalja do të luhet në Budapest, duke nisur nga ora 18:00, në “Puskas Arena”, me kapacitet 67 mijë e 155 vende.
Parizienët vijnë si kampionët në fuqi, pasi fituan vjet 5-0 ndaj Interit, duke ngritur kupën veshgjatë për herë të parë. Londinezët nuk e kanë fituar asnjëherë këtë trofe dhe rikthehen në finale pas plot 20 vitesh, ku në vitin 2006 u mundën 2-1 nga Barcelona.
Përsa i përket formacioneve zyrtare, dy trajnerët respektiv, Luis Enrique dhe Mikel Arteta, nuk kanë lënë vend për surpriza dhe kanë hedhur në fushë formacionet e tyre më të mira të mundshme.
Të dyja ekipet vijnë në kapacitetin e plotë. Mungesa e vetme për Arsenalin është ajo e Ben White, i dëmtuar.
PSG XI: Safonov – Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes, Neves, Vitinha, Ruiz – Doué, Dembélé, Kvaratskhelia
ARSENAL XI: Raya, Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapié, Rice, Myles Lewis-Skelly
, Ødegaard, Saka, Havertz, Trossard