Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Neymar nuk do të largohet nga lista me 26 lojtarë të thirrur për Kupën e Botës 2026, që nis më 11 qershor.
Pavarësisht dëmtimit në pulpën e djathtë, Neymar do të jetë pjesë e Brazilit për Botërorin. Ancelotti siguroi se sulmuesi do të vazhdojë rikuperimin e tij dhe mund të jetë në dispozicion në ndeshjen e dytë në grup ndaj Haitit, duke humbur kështu vetëm ndeshjen e parë hapëse atë ndaj Marokut.
“Ne presim që Neymar të jetë gati për ndeshjen e parë të Brazilit në Kupën e Botës kundër Marokut. Nëse ai nuk mund të jetë aty, atëherë do të presim ndeshjen e dytë ndaj Haitit. Ne nuk do të zëvendësojmë askënd”, u përgjigj shkurt Ancelotti, duke qetësuar fansat e shumtë të sulmuesit brazilian.
Ancelotti theksoi gjithashtu rëndësinë e Neymar brenda skuadrës. Sipas tij, sulmuesi i Santos respektohet dhe vlerësohet nga shokët e tij të ekipit dhe e kupton plotësisht rolin që duhet të luajë gjatë gjithë turneut.