Ibrahima Konate ka vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Liverpool. Kontrata i skadon në qershor të këtij viti, francezi do të largohet falas. Ende nuk dihet destinacioni i ri i Konate.
Në anën tjetër, Liverpool ka piketuar qendërmbrojtësin që i mungon. Sipas TEAMtalk, objektivi i madh i të kuqve për verën është transferimi i Nico Schlotterbeck, i cili edhe pse rinovoi pak muaj më parë me Dortmundin, është i hapur për largimin këtë verë.
26-vjeçari ka rinovuar me Dortmundin deri në vitin 2031, dhe ka një klauzolë largimi prej 65 milionë eurosh. Shifër që mesa duket drejtuesit e Liverpool-it janë të gatshëm ta paguajnë.
Teilen: