Sunday, 31. May 2026
Futboll

“Ndjej dhimbje…”, Arteta nuk e fsheh dot hidhërimin pas finales së humbur

GS 30/05/2026 2 Min. Lesezeit

Mikel Arteta nuk e ka fshehur dot zhgënjimin pas humbjes në finalen e Champions League ndaj PSG-së, nga pika e bardhë e penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

“Pas një finaleje të tillë, mendoj se duhet të kontrollosh emocionet. Ndjen dhimbje, por duhet ta ndjesh këtë gjë. Kjo është ajo që bën sporti. Por, kjo gjë nuk më heq krenarinë që ndiej për lojtarët e mi. Ajo që kemi përjetuar këtë sezon… Urime PSG-së, ata janë një ekip fantastik.

Ideja ishte të shënonim herët, po, por nuk donim të kalonim kaq shumë kohë me një bllok të ulët. Ata nuk e humbasin topin, janë shumë të mirë, puna që Luis Enrique ka bërë me këtë ekip është e shkëlqyer.

Ata që mundën, i ekzekutuan penalltitë. Na mungonin gjuajtës si Havertz ose Odegaard. E kishim planifikuar. E dinim se cilët lojtarë, nëse do të arrinim në penallti, do t’i ekzekutonin ato. Do të ishin lojtarë të ndryshëm nga ata që nisën formacionin titullar. Kishim nevojë për saktësi, por nuk e kishim.

E ardhmja? Kam nevojë të pushoj sepse ka qenë një vit shumë i gjatë. Jam shumë mirënjohës ndaj të gjithëve: lojtarëve, tifozëve që kanë dhënë gjithçka gjatë këtyre dhjetë muajve…”, tha Arteta.

Teilen: