Gabriel Magalhaes u shndërrua në fytyrën tragjike të Arsenalit mbrëmë në Ligën e Kampionëve.
Huqja e penalltisë së tij, i dha fitoren PSG-së të cilët e fituan për të dytin vit radhazi trofeun me vesh të mëdhenjë.
Pak para paradës së sotme të “Topçinjëve”, Gabriel Magalhaes foli rreth kësaj.
“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip dhe për atë që arritëm së bashku këtë sezon. Faleminderit tifozëve tanë, shijoni paradën e sotme”, u shpreh Gabriel.
Mirëpo ai dhe Arsenali i tij pavarësisht humbjes së mbrëmshme, kanë për çfarë të festojnë pasi që e kanë fituar Premierligën për herë të parë pas 22 vitesh.
Teilen: