Sunday, 31. May 2026
Sport

Fitore në rundin e parë – Boksieri shqiptar, Leonid Berisha nokauton serbin, Filip Dostaniq (Video)

GS 31/05/2026 1 Min. Lesezeit

Boksieri shqiptar Leonid Berisha ka shënuar një fitore të madhe në eventin profesional të boksit “Les Valeurs du Ring”, i cili është mbajtur më 30 maj në Payerne të Zvicrës.

Berisha është përballur me boksierin serb Filip Dostaniq, ku ka arritur ta mbyllë meçin që në raundin e parë me nokaut teknik.

Ndeshja ka zgjatur vetëm pak minuta, me Berishën që ka dominuar që nga fillimi dhe nuk i ka lënë hapësirë kundërshtarit, duke e finalizuar përballjen në mënyrë bindëse./Klankosova.tv

Teilen: