Nga vera e vitit 2019 e deri të dielën e 31 majit 2026, plot 7 vite, zgjati historia e Rafael Leaos te Milani. Ka qenë vetë portugezi i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi kuqezi.
“Mendoj se i dhashë Milanit gjithçka që munda. Ishte një klub që më ndihmoi shumë të rritesha, e që më mbështeti në kohë të vështira. Jam i lumtur që kam mundur të shkruaj emrin tim në historinë e klubit. Dua të provoj një sfidë të re në një ligë të re”.
Kështu është shprehur Rafa për SportTV në Lisbonë, duke deklaruar se historia me Milanin mbaron këtu. Përsa i përket të ardhmes Leao përgjigjet: “Spanja, Premier League apo Arabia Saudite? Nuk e di. Tani për tani gjëja më e rëndësishme është Kupa e Botës, të ndihmoj ekipin kombëtar dhe të bëj mirë. Pastaj do të vlerësoj mundësitë për të vazhduar karrierën time dhe të garoj në nivelet më të larta të futbollit evropian”.
Rafa mbërriti te Milan nga Lille në verën e vitit 2019 për 24 milionë euro: një djalosh shumë premtues. Në të vërtetë, u desh kohë të ambientohej dhe klubi e priti.
Me Marco Giampaolo, një Leao shumë i ri nuk la gjurmë. Por shkëlqeu me Piolin në krye kur fituan titullin vitin 2022, dhe u shpall lojtari më i mirë në ligë. Një vit më vonë, vetë Leao e udhëhoqi ekipin deri në derbin e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Por më pas ai nuk arriti më kurrë në nivele të larta. Deri në sezonin që sapo përfundoi kur u kthye në një lojtar që mori vërshëllimat e tifozëve brenda jashtë fushës. Kështu Leao i jep lamtumirën Milanit me 291 paraqitje dhe 80 gola.