Sunday, 31. May 2026
Sport

Miqësore, Kosova mundet nga Çekia

GS 31/05/2026 1 Min. Lesezeit

Kosova është mundur 2-1 nga Çekia, në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Epet Arena” në Pragë.

Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 12-të me Ladra, ndërsa Hlozek shënoi golin e dytë për çekët në minutën e 32-të.

“Dardanët” reaguan në pjesën e dytë dhe arritën të ngushtojnë shifrat me Emerllahun në minutën e 80-të. Kosova humbet 2-1 këtë sfidë miqësore, por duhet theksuar se shumë nga yjet e skuadrës munguan përballë Çekisë.

Teilen: