Sunday, 31. May 2026
Sport

Mbyllet sezoni në Superligë, Llapi në barazh

GS 31/05/2026 1 Min. Lesezeit

Xhiro e fundit në Superligën e Kosovës, ka përfunduar ashtu siç është pritur, me fitore me përmbysje të skuadrave që kishin nevojë.

Llapi ka triumfuar 3:2 në udhëtim ndaj Ferizajt tashmë të rënë nga Superliga, por ekipi nga Podujave do të luajë në ndeshjet e barazhit.

Me rezultatin 3:2 kanë përfunduar edhe dy ndeshje tjera. Malisheva ka mposhtur Dritën për ta mbyllur sezonin në pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Gjilani triumfoi ndaj Prishtinës së Re për ti shpëtuar barazhit.

Prishtina u mposht 2:1 në shtëpi nga Drenica kurse Dukagjini triumfoi 1:0 në shtëpi ndaj Ballkanit.

 

Rezultatet:

Ferizaj – Llapi                     2:3

Prishtina – Drenica          1:2

Malisheva – Drita             3:2

Dukagjini – Ballkani         1:0

Gjilani – Prishtina e Re   3:2

Teilen: